UBT News

Mobilizimi i pjesshëm është “akt dëshpërimi”, thotë kancelari gjerman

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e quajti deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm në Ukrainë si “akt dëshpërimi”.

Në Twitter, Scholz shkroi se “Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë kriminale”.

Putin njoftoi sot për mobilizim të pjesshëm në Ukrainë. Ai tha se tashmë është nënshkruar dekreti për mobilizim të pjesshëm. Sipas tij, Perëndimi po e shantazhon Rusinë, porse Rusia ka shumë armë me të cilat mund të përgjigjet./UBTNews/

Exit mobile version