Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dërguar dy raste në Prokurorinë Speciale të Kosovës, nën dyshimin për shkelje të rënda ligjore.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri Avni Zogiani.
Ai ka shkruar se rasti i parë ka të bëjë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave, për çka sipas tij janë gjetur shkelje serioze dhe dyshime për manipulim të të dhënave të dokumenteve.
“Rasti i dytë poashtu ka të bëjë me dyshime për keqpërdorime serioze në punët në fushën e ujërave, të cilat punë sipas Raportit të bërë nga Grupi i ekspertëve janë bërë pa kritere, me shkelje serioze të ligjit deri në masën që ka dyshime se punët janë paguar pa u vënë kurrë në praktikë”, ka thënë ai.