UBT News

M&M me disa ndryshime

Personazhet ikonike M&M – të kudogjendura në reklamat për ëmbëlsirat me çokollatë qe disa dekada – po pësojnë disa ndryshime. Sipas kompanisë, kjo po bëhet me qëllimin që të përshtaten me një ‘botë më dinamike, progresive’.

Ndryshimet që do të realizohen menjëherë, u japin personazheve një dukje më moderne për të theksuar personalitetet e personazheve. Ndryshimi më i madh pritet të ndodhë me dy femrat e reja të M&M, e gjelbra dhe e kafta.

Mars, prodhuesi i ëmbëlsirave, është kritikuar në të kaluarën për faktin se e ka bërë M&M të gjelbër shumë seksi ose ka nxitur një rivalitet ose një flirt të mundshëm me M&M ngjyrë kafe.

Në një postim që u bë viral në Twitter nga viti 2015 i dy personazheve të kapura për dore në plazh, i postuar vetëm dy ditë pasi Gjykata e Lartë legalizoi efektivisht martesën e homoseksualëve, çoi në spekulime në internet.

Mars dëshiron që M&M në ngjyrë të gjelbër të prezantohet sa më mirë për të pasqyruar besimin dhe fuqizimin, si një femër e fortë dhe e njohur për shumë më tepër sesa çizmet e saj./UBTNews

Exit mobile version