UBT News

MKRS prezanton planin e veprimit 2024-2026

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot (e martë) do të prezantojë procesin hartues të Strategjisë shtetërore për rini 2024-2032 dhe planin e veprimit 2024-2026.

Ngjarja ku do të bëhet prezantimi është paralajmëruar për në ora 11:00.

Sipas njoftimit, aty do marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence, si dhe partnerë tjerë ndërinstitucional të sektorit të rinisë.

Exit mobile version