Policia e Kosovës dje ka arrestuar një mjek në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai është kapur në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryejë në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja.
Me vendim të prokurorit, mjeku është dërguar në mbajtje./UBTNews