UBT News

Mjeku hoqi granatën e pashpërthyer nga trupi i një ushtari të plagosur ukrainas

Një mjek ushtarak ukrainas ka hequr një pjesë të një granate të pashpërthyer nga trupi i një ushtari të plagosur, thuhet në një postim në Facebook nga mjekët ushtarakë ukrainas.

Granata u hoq “në prani të dy zyrtarëve që po përkujdeseshin për sigurinë e personelit mjekësor”, thuhet në postim.

“Mjekët kishin frikë se granata mund të shpërthente në çdo kohë gjatë operacionit, dhe për këtë arsye operacioni u krye “pa elektrokoagulim”, një trajtim mjekësor elektrik që mund të përdoret për të kontrolluar gjakderdhjen”, thuhet tutje.

Operacioni u krye me sukses dhe ushtari u “dërgua për rehabilitim të mëtejshëm”, thuhet tutje në postim./UBTNews/

Exit mobile version