Organizata joqeveritare franceze, Mjekët pa Kufi (MSF), u ka kërkuar donatorëve ndërkombëtarë që të rishqyrtojnë pezullimin e fondeve për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, duke theksuar pasojat e tmerrshme humanitare të një hapi të tillë.
“Në Gaza, kriza humanitare ka arritur nivele katastrofike. Çdo kufizim shtesë për ndihmë do të rezultojë në më shumë vdekje dhe vuajtje”, paralajmëroi grupi në një postim në “X”.
“Pasojat që këto shkurtime të fondeve do të kenë në terren bien ndesh me masat e përkohshme të nxjerra nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (…) për të siguruar rrjedhje të mjaftueshme të ndihmave humanitare në Gaza”, shtoi MSF, duke iu referuar një vendimi të fundit të ICC-së./UBTNews/