UBT News

Mjekët në QKUK ia hoqën pacientit më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pacienti me inicialet S.M., i moshës 52-vjeçare kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.

“Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version