Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore.
Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive, është i pasur me antioksidantë dhe vlerësohet si antibiotik natyral.
Ai përmirëson kujtesën, qelizat e trurit, mbron fytin dhe ndihmon në trajtimin e të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës.
Mjalti është aleati i sistemit imunitar dhe rrit nivelet e insulinës, gjë që përshpejton çlirimin e serotoninës.
Ky hormon transformohet në melatoninë, e cila ndihmon për gjumë të qetë, kanella është një nga erëzat më mirëbërëse. Ajo është e pasur me antioksidantë që shmangin sëmundjet dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut.
Kanella ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve, lufton mykun dhe bakteret dhe shmang infeksionet.
Kombinimi i kanellës dhe mjaltit ofron përfitime për organizmin. Të dyja përmirësojnë tretjen, luftojnë fryrjet në stomak, plogështinë, dhimbjet e kyçeve, rënien e flokëve, infeksionet e lëkurës, aknet, të ftohurën dhe prishjen e dhëmbëve.
Mjalti me kanellën ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rënien në peshë, si dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Çaj me Mjaltë dhe kanellë për shëndet të mirë
Kanellën me mjaltin mund t’i kombinoni e të formoni një pastë të ngrënshme e të shijshme, në enë të vogël përzieni një lugë çaji me kanellë, lugë gjelle me mjaltë dhe shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër.
Këtë pastë mund ta kombinoni me lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh, ta përdorni për të lyer bukën e të tjera, ose mund të konsumoni një lugë në mëngjes ose në mbrëmje. Një tjetër mënyrë është të zgjidhni çajin e preferuar dhe pasuroni duke shtuar një lugë çaji me kanellë dhe dy lugë çaji me mjaltë.
Gjysmën e filxhanit pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur në mbrëmje.