UBT News

Kombinimi i mjaltit dhe kanellës: Një super shije me përfitime shëndetësore!

Mjalti dhe kanella janë dy përbërës të njohur për shijet e tyre të veçanta dhe përfitimet shëndetësore që ofrojnë veç e veç. Por a e dini se kombinimi i tyre krijon një super shije dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit tuaj?

Mjalti është i njohur për fuqinë e tij anti-inflamatore dhe përmban përbërës që ndihmojnë në reduktimin e alergjive. Ai përmirëson kujtesën dhe funksionin e qelizave të trurit, mbron fytin dhe është efektiv në trajtimin e djegieve dhe lëndimeve. Mjalti është gjithashtu një burim energjie natyrale, i cili ndihmon në rritjen e vitalitetit.

Nga ana tjetër, kanella është një nga erëzat më të njohura dhe më të mirëbërëse. E pasur me antioksidantë, ajo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe tensionit të lartë të gjakut. Kanella gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, lufton mykun dhe bakteret, duke kontribuar në shëndetin e përgjithshëm.

Përfitimet që i merrni nga kombinimi i kanellës dhe mjaltit

Kombinimi i mjaltit me kanellën sjell një sërë përfitimesh shëndetësore. Të dyja ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, luftojnë fryrjet në stomak, plogështinë dhe dhimbjet e kyçeve. Po ashtu, ndihmojnë në reduktimin e rënies së flokëve, infeksioneve të lëkurës, akneve, dhe mbrojnë nga të ftohurat dhe prishja e dhëmbëve. Mjalti me kanellë gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit, rënien në peshë dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Kanellën me mjaltin kombinoni e formoni një pastë të ngrënshme e të shijshme. Në një enë përzieni një lugë çaji me kanellë, një lugë gjelle me mjaltë, nëse doni i shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Këtë pastë kombinoni me lëngje të ndryshme frutash e perimesh, ta përdorni për të lyer bukën ose konsumoni një lugë në mëngjes ose në mbrëmje.Merrni këtë kombinim të shijshëm dhe përfitoni nga vlerat e shumta shëndetësore! /UBTNews/

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version