Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, teksa tha: “Mjaft ju lutem! Ndaleni”.
Papa shprehu shqetësimin e tij mbi pasojat e konfliktit te fëmijët dhe bëri thirrje për lirimin e pengjeve gjatë që u morën nga Hamasi më 7 tetor.
“Çdo ditë mbaj në zemrën time me dhimbje vuajtjet e popullatës në Palestinë dhe Izrael për shkak të armiqësive të vazhdueshme, mijëra të vdekur, të plagosur, të zhvendosur”, tha Françesku.
“A mendoni vërtet se mund të ndërtoni një botë më të mirë në këtë mënyrë? A mendoni vërtet se do të arrini paqen? Mjaft ju lutem! Le të themi të gjithë mjaft ju lutem! Ndaloni!”./UBTNews/