Një numër i madh i qytetarëve kanë dalë sot paradite në veri të Mitrovicës për të nënshkruar peticionin rreth shkarkimit të kryetarit të kësaj komune.
Sanja Kërtiniq, anëtare e grupit inicues për nënshkrimin e peticionit, ka thënë para gazetarëve se gjithçka është duke shkuar në rregull deri më tani dhe se numri i qytetarëve për të nënshkruar peticionin është i madh. Sipas saj, numri i nënshkrimeve të nevojshme do të plotësohet qysh sot.
Situatë e ngjajshme po mbretëron edhe në Leposaviq, ndërsa komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk kanë filluar ende nënshkrimin e peticionit, me arsyetimin se nuk janë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.