Policia e Kosovës njofton se një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë të Veriut. Sipas njoftimit të Policisë, nëna është sulmuar fizikisht nga e bija.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./UBTNews