Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur një femër.
Ngjarja ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.