Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njofton se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në Mitrovicë të Veriut.
Sipas një njoftimi për media, borxhi i akumuluar nga banorët e kësaj pjese ka arritur shumë të papërballueshme.
“Shpenzimet e mëdha për sigurimin e ujit të patrajtuar, kemikateve, energjisë elektrike, trajtimit dhe shpërndarjes së ujit kanë bërë që vlera e borxhit të arrijë mbi 15 milionë euro, gjë të cilën ujësjellësi nuk mund ta përballojë e as ta mbulojë. Prandaj kjo është arsyeja e vetme e cila na ka shtyrë ta marrim këtë vendim edhe për ne të pakëndshëm”, thuhet në njoftim./UBTNews