Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar në lidhje me gjendjen aktuale me energjinë elektrike në vend, pasi që janë rikthyer reduktimet me energjinë elektrike.
Së fundmi në një reagim të KMDLNj-së thuhet se të gjithë konsumatorëve po iu ndalet energjia, por përjashtim po ka vetëm për konsumatorët në veri Mitrovicës.
KMDLNj nga qytetarët ka kërkuar që të protestojnë për të drejtat e tyre pasi që sipas tyre po diskriminohen nga qeveria.