UBT News

Mitrovica dhe Skenderaji mbesin pa ujë të pijes

Komunat e Mitrovicës dhe Skenderajt kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes për shkak të një defekti teknik, i cili ka ndodhur në impiantin për trajtimin e ujit në Shipol.

Sipas njoftimit për media nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimin e defektit.

Pritet që deri në orët e pasdites të rregullohet problemi dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.

Exit mobile version