UBT News

Mit apo e vërtetë: Përdorimi i telefonit në errësirë dëmton sytë?

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë për një rrezik serioz që shumë njerëz e injorojnë: përdorimi i telefonit në errësirë totale gjatë natës mund të dëmtojë sytë, madje në raste ekstreme të çojë edhe në humbje të përhershme të shikimit.

Mjeku okulist tha se personat që kanë ndërtim të veçantë të syrit, të quajtur “kënde të ngushta”, janë të ekspozuar ndaj këtij rreziku.

Kur ndodhemi në errësirë, bebëza e syrit zgjerohet për të lejuar më shumë dritë të hyjë, por në disa individë, kjo zgjatje bllokon rrjedhjen natyrale të lëngut brenda syrit.

Si pasojë, rritet presioni i brendshëm i syrit, duke shkaktuar gjendje të quajtur glaukomë akute me mbyllje të këndit, e cila mund të dëmtojë nervin optik brenda disa orësh.

Pa trajtim të menjëhershëm, dëmtimi bëhet i pakthyeshëm dhe shikimi nuk mund të rikuperohet më.

Mjekët theksojnë se një nga faktorët kryesorë që nxit këtë gjendje është ndriçimi i fortë i ekranit të telefonit në një ambient tërësisht të errët.

Ky kontrast i fortë mes dritës dhe errësirës i shkakton syrit stres të menjëhershëm, duke e ekspozuar ndaj dëmtimeve të mundshme.

Ekspertët japin një këshillë të thjeshtë, por thelbësore:

Mos përdorni telefonin në errësirë totale, sigurohuni që në dhomë të ketë burim të lehtë drite si llambë nate a ndriçim ambienti. Kjo ndihmon syrin të mos përjetojë ndryshime të papritura të dritës dhe redukton ndjeshëm rrezikun për dëmtime.

Shikimi është më i vlefshëm se çdo postim apo video në internet, theksojnë mjekët, duke apeluar për kujdes të shtuar në mënyrën si përdoren pajisjet elektronike gjatë natës. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version