Misisipi është vendi i 37-të që legalizoi përdorimin e marihuanës për qëllime mjekësore të mërkurën – duke mundësuar një formë të re të trajtimit të dhimbjes për banorët që vuajnë nga një sërë sëmundjesh të rënda.
Sipas ligjit të sapo nënshkruar, pacientët mund të marrin deri në 3 onse të kanabisit për muaj apo 3.5 gram në ditë.
Pacientët që mund të përdorin marihuanën për qëllime mjekësore janë ata që vuajnë nga kanceri, sëmundja e Parkinsons-it, sëmundja Huntington, distrofia muskulare, Alzheimeri, autizmi, çrregullimi i Stresit Post-Traumatik (PTSD) dhe disa lëndime të tjera. Kanabisi mund të përshkruhet edhe në rrethanat kur dhimbja nuk mund të trajtohet ndryshe.
Legalizimi i marihuanës për qëllime mjekësore në Misisipi vjen pasi votuesit në nëntor të vitit 2020 me shumicë dërrmuese votuan për krijimin e një programi kanabisi mjekësor./UBTNews