UBT News

Misioni ushtarak gjerman në Mali është pezulluar

Qeveria gjermane njoftoi të premten se misioni ushtarak i saj në Mali në kuadër të OKB-së do të pezullohet deri në një njoftim tjetër, pasi autoritetet e Malit nuk lejuan hyrjen e një avioni ushtarak gjerman në hapësirën e saj ajrore.

“Sërish ata që janë në pushtet në Mali nuk ia kanë lejuar hyrjen misionit MINUSMA të OKB-së në hapësirën e tij ajrore. Prandaj rotacioni i planifikuar i personelit nuk është i mundur. Kjo ka efekte në angazhimin tonë, duke pasur parasysh se siguria e ushtarëve tanë është prioritare”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë në Twitter.

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht kritikoi kolonelin e ushtrisë së Malit, Sadio Camara.

Ushtria e Bundeswehr-it tërhoqi rreth 60 ushtarë nga vendi muajin e kaluar mes një mosmarrëveshjeje të ngjashme, kur forcave të armatosura gjermane nuk iu lejua një fluturim civil nga Bamako. Berlini e përshkroi atë akt si “ngacmim”./UBTNews/

Exit mobile version