Misioni paqeruajtës i OKB-së në Mali njoftoi të dielën se është tërhequr nga baza në veri të vendit për shkaqe sigurie.
Forcat njoftuan se gjatë operacionit tre ushtarë u plagosën. Largimi i forcës MINUSMA nga Beri vjen pasi ushtria maliane njoftoi të shtunën se gjashtë ushtarë vdiqën dhe 24 luftëtarë nga “grupet e armatosura terroriste” u vranë si pasojë e një përleshjeje në atë zonë të premten.
Edhe ish-rebelët nga grupi etnik Tuareg njoftuan se ushtria dhe grupi mercenar rus Wagner kanë sulmuar forcat e tyre në Ber të premten./UBTNews/