Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngrihet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forcën e Përbashkët Operacionale për Detyrë (Inherent Resolve).

“Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e FSK.
FSK-ja falënderoi Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët.