UBT News

Misionet e BE-së vlerësojnë bashkëpunimin me Specialen

Udhëheqësit e Misioneve të BE-së në Kosovë dhe të Shteteve Anëtare kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale dhe pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një deklarate të përbashkët për media thuhet se ato vlerësojnë bashkëpunimin e treguar ditët e fundit nga figurat më të larta të UÇK-së me Dhomat e Specializuara, si dhe thirrjet që u bënë për respektimin e procesit gjyqësor.

Kjo pasqyron përgjegjësinë dhe vendosmërinë e Kosovës për respektim të sundimit të ligjit dhe për kërkim llogarie nga individët që mund të kenë kryer veprime të paligjshme. Nuk duhet harruar se sipas ligjit, individët nën aktakuzë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre, dhe se duhet të respektohen të drejtat e tyre ligjore. Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se kjo pasqyron përgjegjësinë dhe vendosmërinë e Kosovës për respektim të sundimit të ligjit dhe për kërkim llogarie nga individët që mund të kenë kryer veprime të paligjshme.

“Nuk duhet harruar se sipas ligjit, individët nën aktakuzë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre, dhe se duhet të respektohen të drejtat e tyre ligjore. Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi”, thuhet më tej në reagimin e tyre./UBTNews

Exit mobile version