UBT News

Mishi i kuq, miqësi afatshkurtër, pasojat afatgjata!

Studimet tregojnë se konsumi i lartë i mishit të kuq dhe të përpunuar, si dhe konsumimi i ulët i mishit të shpendëve, para ose pas diagnozës së kancerit të prostatës, mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.

Sipas studimit të dr. Jing Vang dhe ekipit të saj në Universitetin Amerikan në Australi, burrat që konsumonin rreth 5 porcione mish të kuq ose të përpunuar në javë kishin 10–20% rrezik më të lartë të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Një porcion shtesë në ditë rriti rrezikun për 17–19%. Konsumi i mishit të kuq ose të përpunuar nuk ndikoi direkt në progresionin e kancerit.

Nga ana tjetër, konsumimi i mishit të shpendëve të papërpunuar, si pula ose gjeli i detit, lidhet me rrezik më të ulët të vdekjes.

Burrat që hanin rreth 3.5 porcione shpendësh në javë kishin 10–20% rrezik më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon një dietë të shëndetshme pas diagnozës, duke përfshirë:

Perime dhe fruta të ndryshme

Drithëra integrale

Burime të shëndetshme proteinash si bishtajoret, peshku dhe shpendët

Yndyrna të pangopura (vaj ulliri, arra, peshk)

Dieta duhet të kufizojë ose të shmangë: mishin e kuq dhe të përpunuar, pijet e ëmbëlsuara, ushqimet shumë të përpunuara dhe alkoolin.

Modeli ushqimor i shëndetshëm lidhet me rrezik më të ulët për kancer, duke përmirësuar jetëgjatësinë pas diagnozës. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version