UBT News

Mirëpritet thirrja e Ministrisë së Mjedisit për kthimin e shisheve të plastikës

Në fund të muajit shkurt Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, njoftoi se është hapur thirrja për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave.

Përpjekje kjo për të zvogëluar ndotjen mjedisore, nga mbeturinat e plastikës, qelqit dhe aluminit. Kjo i bie që produktet në shishet nga këto materiale, pas përdorimit do të mund ta kthejnë amabalazhin e tyre. E në këmbim të saj, qytetarët do të marrin një shumë të caktuar parash. Këtë nismë po e mirëpret, drejtori ekzekutiv i organiztës joqeveritare “Green Art Center” Lorik Muçaj.

“Ky mekanizëm për herë të parë do ta fuqizojë reciklimin dhe sisitemin e ndarjeve në Kosovë. Çfarë do të thotë kjo për qytetarët? Kjo do të thotë sasi më e vogel e mbeturinave që përfundojnë në deponi, më pak para në të ardhmën të shpenzuara për t’i heqë këto mbeturina nga deponitë. Pra praktikisht është një nismë e mirë e cila ka vite që është projektuar, është dizajnuar dhe tani po synon me u implimentua”, deklaroi Muçaj për UBTNews.

Muçaj tregoi se përveq anës pozitive, ky proces do të sjellë rritje të çmimeve në produkte. Teksa shtoi se suksesi i këtij procesi e varet nga serioziteti që do të tregojë qeveria në mbikqyrjen e tij.

“Çdo proces që ka për synim ngritjen e mirqeniës në qytet dhe në veqanti mbrotjen e mjedisit është barrë për qytetarët dhe bizneset, pra do të shtohet një kosto shtesë në produkte dhe duke pasur parasysh inflacionin dhe vështirësitë ekonomike në rritje viteve të fundit, unë mendoj se kjo barrë financare për qytetarët do të shëndrrohet në mirëqenie në aspektin shëndetësor”, deklaroi ai tutje.

E profesori universitar, Nexhat Balaj thotë se triliona qese plastike konsumohen brenda një dite. Andaj kthimi i shisheve po mirëpritet.

“Plastika konsiderohet si një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes të mjedisit sot. Oqeanet dhe detet e ndryshme janë vërshuar nga plastika prandaj mbetjet e plastikës sipas disa të dhënave statistikore konsiderohet se 1 milion shishe plastike blihen çdo minutë në botë. Ndërsa 3-5 trilionë qese plastike konsumohen gjatë një dite në botë. Këto pas efektit serrë janë ndotësit më të mëdhenj në botë”, deklaroi ai.

Së shpejti është thënë se do të filloj ndërtimi i qendrave të riciklimit nëpër të gjitha rajonet e Kosovës. Megjithatë, ende nuk ka detaje se kur të do të fillojë ndërtimi i tyre./UBTNews/

Realizoi: Fjolla Gashi

Exit mobile version