UBT News

Miratohet Udhëzimi Administrativ për vitin e ri shkollor, nis më 1 shtator

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26.

Sipas këtij udhëzimi, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit në vend, nga kopshtet parashkollore, klasat parafillore, shkollat fillore e të mesme të ulëta e të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim, do ta nisin vitin shkollor më 1 shtator 2025 dhe do ta përmbyllin më 19 qershor 2026.

Dokumenti përcakton gjithashtu pushimet vjeshtore, dimërore e pranverore, si dhe ditët e festave zyrtare, duke krijuar një kalendar të qartë dhe të strukturuar për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit” shkroi Nagavci.

Exit mobile version