UBT News

Miratohet raporti përfundimtar për projektligjin e shëndetit riprodhues dhe fertizilim të asistuar mjekësor

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me pesë vota për dhe një kundër ka miratuar raportin përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Kundër këtij projekligji ka votuar vetëm deputetja e VV-së, Labinotë Dem-Murtezi.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollcaku tha se janë përmbushur të gjitha kushtet për procedimin e këtij projektligji për në Kuvendin e Kosovës dhe se tani i mbetet Kuvendit për miratim ose jo të këtij Projektligji.

Exit mobile version