UBT News

Miratohet projektligji për odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit

Kuvendi i Kosovës me 60 vota për, asnjë kundër dhe me 8 abstenim ka miratuar Projektligjin për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Në arsyetimin e tij për këtë projektligj, ministri i Mjedisi, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me këtë projektligj synohet që të rregullohet mënyra e funksionimit dhe licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve të cilët angazhohen në fushën e ndërtimit.

Po ashtu, ai tha se ka për qëllim që të rregullojë profesionin e arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit. Me këtë projektligj, Aliu deklaroi se do të themelohet Oda e Arkitektëve dhe Oda e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, të cilat tha se do të jenë të pavarura.

Exit mobile version