UBT News

Miratohet Projektligji për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç

Me 62 vota asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar në lexim të parë Projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën 18-vjeç.

Arsyetimin për këtë projektligj e dha deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila tha se me projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën 18-vjeç synon të mbroj shëndetin publik dhe të rris kontrollin.

“Ka për qëllim të mbroj shëndetin e fëmijëve dhe grupeve të ndjeshme ndaj efekteve negative që sjellin pijet energjike. Ky projektligj synon që të mbroj shëndetin publik si dhe përfshinë ndalimin e konsumimit të këtyre pijeve nga të miturit dhe përfshinë kontrolle të rrepta në prodhimin, shpërndarjen dhe reklamimin e këtyre produkteve”, tha ajo.

Në seancën e sotme po ashtu është votuar edhe projektligjit për banim social dhe të përballueshëm.

Exit mobile version