Me 67 vota për, 10 kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për Inspektimet. Nga Komisioni funksional, janë paraparë 29 amendamente, të cilat u votuan një nga një.
Prezantimin e këtij Projektligji e paraqiti deputetja e VV-së, Jeta Statovci. Ajo tha se një praktikë e tillë e inspektimit është në shumë shtete të botës.
“Është hartuar nga ministria e ka për qëllim t’i përcaktojë hartimet inspektuese dhe rregullat në procedurat inspektuese. Është e nevojshme për koordinim inspektuese. Hartimi i këtij Ligji është praktik në shumë shtete. Komisioni për Ekonomi e shqyrtoi këtë projektligj me shmangie për lexim të dytë dhe vendosi që t’ia paraqes Kuvendit për miratim ketë projektligj”, tha Statovci.