UBT News

​Miratohet projektligji për Gjykatën Administrative

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Administrative. Në mbledhen e sotme, ekzekutivi i dha dritën e gjelbër edhe Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancim për hartimin e ndërtimit të tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se themelimi i Gjykatës Administrative është shumë i nevojshëm në Kosovë, derisa do të vendos për konfliktet administrative apo kontestet civile.

Krahas këtyre, ekzekutivi mori disa vendime për shpronësime të pronave për interes publik.

Ndërkaq miratoi vendimin edhe për dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar, me qëllim të strehimit.

Exit mobile version