Komiteti për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse miratoi sot planin për parandalim dhe kontroll të COVID-19, nëntor-prill 2021.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi në këtë takim se situata aktuale kërkon angazhim dhe përkushtim shtesë, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbështesin punën e profesionistëve shëndetësorë për gjurmimin e rasteve me COVID-19, testimin dhe trajtimin klinik të tyre.
“Sjellja e vendimeve të përshtatshme, në pajtim me situatën si dhe me të arriturat globale për ruajtjen dhe promovimin e rëndësisë së Shëndetit Publik, bën që puna e Komitetit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, ta ketë besueshmërinë maksimale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe qytetarëve të vendit tonë.Unë i inkurajova anëtarët e këtij Komiteti për punën që po bëjnë, duke cekur se do të shtojmë edhe përkushtimin edhe vendosmërinë, për ta ruajtur shëndetin e secilit qytetar, shëndetin publik dhe nuk do të ndalemi deri sa nuk e mundim virusin vdekjeprurës”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews