UBT News

Miratohet përdorimi edhe i një vaksine tjetër kundër COVID-19 në Britani

Një vaksinë antiCOVID e zhvilluar nga Valneva është miratuar për përdorim nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në Britani të Madhe. Është vaksina e gjashtë që u aprovua për përdorim nga MHRA.

Rregullatori i pavarur i barnave në Britani të Madhe është i pari në botë që miraton produktin Valneva, tha MHRA në një deklaratë.

“Miratimi i vaksinës COVID-19 i bërë sot nga Valneva pason një rishikim rigoroz të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit të kësaj vaksine, dhe këshillave të ekspertëve nga organi i pavarur këshillimor shkencor i qeverisë, Komisioni për Medikamentet Humane”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version