UBT News

​Miratohet në parim projektligji për noterinë

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim projektligjin për noterinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se më 27 janar do të mbahet provimi i noterisë. Ajo u zotua se po synojnë që të jetë proces transparent. Ajo deklaroi se nuk ka informacione në lidhje me abuzimet që bëhen për praktikantët.

“Unë kam informacione sa i përket diskriminimit të grave. Unë mendoj që gradualisht jemi në rrugë të mirë për ta rregulluar këtë çështje”, tha ajo.

Komisioni për Legjislacion po ashtu po shqyrton raportin e punës për vitin e kaluar.

Exit mobile version