Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për pronën e paluajtshme, që mundëson faljen e 100 eurove të tatimit për këtë vit.
Pro këtij projektligji votuan 61 deputetë, ndërsa dy të tjerë abstenuan, ndër ta edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. Ndërkaq, partitë opozitare nuk morën fare pjesë në votim.
Ky projektligj u përcoll me debate të shumta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, të cilët kërkuan që i njëjti mos të miratohet pasi rritë tatimin në pronë.