Qeveria ka votuar Projekligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19”, Financim shtesë në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (MFPT).
Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati shpjegoi ndarjen e mjeteve nga ky bashkëpunim e që kap shumën 15 milionë euro.
“15 milionë euro është marrëveshja e cila përfshin ndihmën e vaksinave dhe pjesa tjetër edhe për barna esenciale mbi Covid-19, dhe është shumë me rëndësi”, tha Murati.
Po ashtu, Qeveria votoi pro shqyrtimit të Draftit të Planit të veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane (ZKM).
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se janë disa shtylla që bazë kanë, rimëkëmbjen ekonomike, fuqizimi i arsimit, punësimi i grave, ekonomia etj.