UBT News

Miratohet marrëveshja për rialokimin e 1.5 milionë euro për ndërrimin e filtrave për Termocentralin “Kosova B”

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Amendamentin nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që mundëson rialokimin e 1.5 milionë eurove për projektin e ndërrimit të filtrave për Termocentralin Kosova B.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi prezantoi marrëveshjen derisa tha se është shumë e rëndësishme që e njëjta të hyjë në fuqi sa më shpejt në mënyrë që të rialokohen mjetet.

“Qëllimi i këtij amandamenti është që të mundësohet rialokimi i 1.5 milionë eurosh për projektin e ndërrimit të filtrave për termocentralin ‘Kosova B’. E vetmja formë është që ta nënshkruajmë këtë marrëveshje. Është shumë me rëndësi që kjo marrëveshje të hynë në fuqi sa më parë në mënyrë që këto mjete të rialokohen”, tha ai.

Komisioni miratoi edhe Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligjin nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Exit mobile version