UBT News

​Miratohen disa marrëveshje ndërkombëtare, PDK s’merr pjesë në votim

Kuvendi i Kosovës ka nisur me miratimin e marrëveshje ndërkombëtare. Në votimin e tyre kanë marrë pjesë LDK dhe AAK, por jo edhe PDK. Qëndrimi i kësaj partie nuk ka ndryshuar, meqë siç thanë nga ky subjekt, Kosova po vazhdon të mbetet e sanksionuar nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja e parë e cila është miratuar është ajo “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10B” . Paraprakisht kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se qeveria e ka obligim që të ju përgjigjet pyetjeve parlamentare.

“Qeveria, kryeministri dhe ministrat e kanë obligim me ju përgjigj pyetjeve parlamentare. Edhe në çdo mos-përgjigje e kanë vërejtjen e qartë të parlamentit dhe kryetarit të parlamentit që kjo nuk është mirë. Tek e fundit ekziston në përgjegjësinë publike të personave që të jenë të përgjegjshëm para Kuvendit të Kosovës. E në këtë rast sidomos qeveria dhe ministrat. Por kjo qenë një pozicionim politik i Qeverisë së Kosovës, e cila nuk është brenda rregullave të kuvendit edhe këtë e kanë ndërlidhur me mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Por, unë i përgëzoj edhe një herë një lloj marrëveshje që është arritur mes grupeve të mazhorancës, Lidhjen Demokratike nuk po e shti këtu sepse gjithmonë ka qenë sa i përket votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, por Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. por sot varet krejt prej mobilizimit që është i deputetëve edhe përgjegjësinë që ata të vijnë këtu. Nëse këto tri grupe parlamentare vërtetë i kanë deputetët e tyre, atëherë unë mendoj që kuvendi mund t’i kalojë marrëveshjet ndërkombëtare”,deklaroi Konjufca.

Megjithatë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri theksoi se vendi po vazhdon të jetë nën sanksione të BE-së.

“Si Grup Parlamentar i PDK-së në asnjë rrethanë nuk pajtohemi që sot të vijmë për diskutim dhe për votim marrëveshjet tjera ndërkombëtare. Si Grup Parlamentar i PDK-së nuk do t’i votojmë, sepse vendi është nën masa dhe nën sanksione pikërisht nga BE”, u shpreh ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se do të votojnë këto marrëveshje ndërkombëtare.

“Qëndrimi ynë politik për të mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare është për të ju treguar se sa e rëndësishme është opozita dhe sa i rëndësishëm është debati parlamentar dhe ndërtimi i konsensusit për cështje të brendshme, jo për të dëmtuar të mirën publike…Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të votojë. Po ashtu ju them se Grup Parlamentar kemi diskutuar edhe me deputetin Haki Abazi edhe ai është zotuar paraprakisht që do jap votën, për të vetmen arsyeje me pa fuqinë opozitare që e ka”, përfundoi ai.

Exit mobile version