UBT News

Miratimi i rregullores AI të Bashkimit Evropian mund të shtyhet për në vitin 2024

Rregullorja e shumëpritur e inteligjencës artificiale nga Bashkimi Evropian është ende duke u diskutuar mes ligjvënësve të cilët nuk kanë gjetur dakordësinë për mënyrën sesi modelet duhet të rregullohen ndërsa miratimi i tij përpara dhjetorit duke i pamundur.

Sipas Reuters, Spanja, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, po kërkon verifikim të rregullt të dobësive dhe krijimin e një sistemi me nivele rregullimi në varësi të numrit të përdoruesve që ka një model.

Ligjvënësit evropianë patën tri diskutime mes Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit rreth Aktit AI ndërsa takimi i katërt pritet të mbahet këtë javë.

Një tjetër do të mbahet në muajin dhjetor nëse palët nuk gjejnë akordin këtë muaj. Situata ka shtuar shqetësimet se çdo miratim rregulloreje mund të shtyhet për vitin e ardhshëm ndërsa ligjvënësit evropianë kanë shpresuar që Akti AI të miratohet para fundit të vitit.

Në një prej drafteve të Aktit AI propozon që zhvilluesit e modeleve bazë të adresojnë rreziqet potenciale dhe ti kalojnë këto modele nëpër procese rigoroze testimi gjatë procesit të zhvillimit por edhe pas lançimit në treg. Në këtë mënyrë synohet ekzaminimi i paragjykimit.

Disa kompani open-source kanë bërë thirrje që BE-ja të konsiderojë thirrjen e kompanive të vogla në diskutim duke thënë se për disa zhvillues mund të jetë sfiduese përmbushja e kushteve./PCWorld Albanian

Exit mobile version