UBT News

Minutat e fundit të jetës së një 4-vjeçareje para sulmit me raketa ruse

Një 4-vjeçare u vra dhe e ëma e saj u plagos rëndë si pasojë e një sulmi me raketa në një qytet në Ukrainën qendrore.

23 njerëz kanë vdekur, përfshirë edhe tre fëmijë, dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar në sulmin në Vinnytsia, që është 268 km në jugperëndim të Kievit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video në Twitter, duke shfaqur minutat e fundit të jetës së Lisa Dmitrieva, e cila ishte diagnostikuar me sindromin down.

“Gjatë një sulmi rus terrorist në Vinnytsia më 14 korrik, vdiq 14-vjeçarja Lisa nga shpërthimi”, thuhet në postim.

Zyrtarët thanë se raketat e lundrimit Kalibr të gjuajtura nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi goditën ndërtesat civile në Vinnytsia.

Guvernatori i rajonit, Serhiy Borzov tha se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi dy nga katër raketat që u lëshuan./UBTNews/

Exit mobile version