UBT News

MINT në aksion për inspektimin e tregtimit të produkteve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer sot inspektime rutinore lidhur me ligjshmërinë e tregtimit të produkteve, verifikimin e përputhjes së çmimeve raft – arkë dhe vendosjes së flamujve të origjinës nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës.

“Gjatë inspektimit të sotëm, në disa raste u konstatuan parregullsi, me ç’rast do të procedohet sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatë.

MINT ka ftuar qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit Inspektorati i Tregut, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Exit mobile version