Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev), kanë mbajtur sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në Skemën e Granteve për Inovacion.
Në këtë sesion biznese e pranishme patën mundësi që në hollësi të informohen dhe të shtrojnë pyetje se si mund të aplikohet për të përfituar nga kjo grand-skemë. Gjatë diskutimit patë ankesa nga bizneset edhe për sfida në aplikim në platformën E-Kosova.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Zef Dedaj, tha se qëllimi i kësaj grand-skeme është që të rritet punësimi dhe eksportit. Ai ka thënë se kjo grand-skemë kapë vlerën e 1.9 milionë euro
“Ka për qëllim t’i mbështes ndërmarrjet stra-up, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo grand-skemë është lansuara ditë më parë. Ka një vlerë prej 1.9 milionë euro. Nga 1.9 milionë euro, 1.1 milion euro janë të deidkuara për bizneset star-up që janë të regjistruara nga viti 2018 deri me 29 shkurt të këtij viti, për bizneset që sjellin projekt propozime me koncepte inventive. Pjesa tjetër prej 800 mijë euro është i dedikuara për të njëjtin koncept, por për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.
“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështeten me 50 për qind të projekti kjo nënkupton që në vlerë ata do të përfitojnë deri në 40 mijë euro. Për start-up do t’i mbështesin deri 80 për qind dhe 20 për qind është bashkëfinancim nga ana e tyre vlera totale do të jetë 15 mijë euro, 13 mijë euro janë që i dedikohen biznese star-up, ndërsa 3 mijë euro janë për bizneset përfituese që të shfrytëzojnë mundësin e përfitimeve nga garnd skemat”,
Një përfaqësues i një biznesi, pati kritika sa i përket aplikimit në platformën për të cilën kërkoj që të lehtësohet aplikim.
Ai pati kritika që bizneset e reja nuk janë duke përfituar, por që sipas tij, bizneset e njëjta po marrin fonde disa here.
“Duhet ta rregulloni platformën që të kemi më të lehtë për të aplikuar. Sepse në nuk kemi kohë, na mundësoni që të aplikojmë përmes platformës. Janë përfitues që përfitojnë me vite një masë një dhe ne të rinjtë nuk kemi shanca që të përfitojmë. Komunikimin e keni zero”, ka thënë ai.
Dedaj tha se kjo akuzë nuk qëndron, pasi sipas tij, në këtë thirrje nuk kanë të drejt aplikimi bizneset që kanë përfituar dy vitet e fundit.
“Kjo e fundit nuk është e vërtetë, jemi kujdesur që në këtë thirrje të mos mund të përfitojnë biznes që kanë përfituar dy vitet e fundit”, ka thënë ai.