UBT News

Ministrja Rizvanolli raporton për gjendjen e krijuar në Trepçë

Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.

Gjithashtu, në këtë mbledhje do të raportojë bordi i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP, lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike.

Raportimi bëhet në Kuvendin e Kosovës, salla N10, duke nisur nga ora 11:00.

Exit mobile version