UBT News

Ministrja Haxhiu shpreh përkushtim ndaj reformave në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në takimin e shtatë të Komitetit Drejtues të Programit të BE-së për sektorin e drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Haxhiu në fjalën e saj theksoi përkushtimin që ka Ministria e Drejtësisë për avancimin e reformave në Sektorin e Drejtësisë.

Ministrja Haxhiu në fjalën e saj theksoi përkushtimin që ka Ministria e Drejtësisë për avancimin e reformave në Sektorin e Drejtësisë, me theks të veçantë në përmirësimin e legjislacionit penal, kundër korrupsionit dhe atë të reformave gjyqësore, rekomandimet këto të dala edhe nga Agjenda Evropiane në Republikën e Kosovës. Strategjia për Sundimin e Ligjit e cila rrjedhë pikërisht nga këto obligime, tha Haxhiu, është miratuar dhe ka filluar zbatimin si asnjëherë me parë. Me këtë rast është themeluar Komiteti Drejtues i Rishikimit Funksional dhe bashkë me institucionet tjera relevante, po adresohen gjetjet dhe rekomandimet që rrjedhin nga kjo Strategji”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Haxhiu ka ftuar të gjitha institucionet relevante, që të thellojnë bashkëpunimin në realizimin e aktiviteteve dhe obligimeve të përcaktuara me qëllim të fuqizimit të sistemi të drejtësisë.

Exit mobile version