Ministrja e Drejtësisë, Albulena e ka quajtur rast të rëndë vrasjen që ndodhi në Gllogjan të Deçanit ku të vdekur mbetën tre persona, prej tyre dy nxënës.
Haxhiu tha se ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelë duhet të përballen me drejtësinë.
“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu.