Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se Ukraina e ka vendin në Bashkimin Evropian, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev mëngjesin e së hënës.
Siç ka raportuar TheGuardian, Baerbock është shprehur se Ukraina mund të mbështetet te Gjermania në kuptimin e zgjerimit të BE-së “si pasojë e nevojshme gjeopolitike e luftës së Rusisë”.
“Ukraina tashmë ka statusin e kandidatit. Dhe tani po përgatitemi të marrim një vendim për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE. Sa i përket reformës gjyqësore dhe legjislacionit të medias, rezultatet e Ukrainës janë mbresëlënëse”, ka shtuar ajo.
Sipas ministres gjermane, në rrugën e Ukrainës drejt Bashkimit Evropian “ka shumë për t’u bërë në zbatimin e ligjit antioligark dhe në luftën kundër korrupsionit”.