Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se Ukraina duhet të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, por thotë se nuk mund të ketë rrugë të shkurtër për anëtarësimin.
Aktualisht Baerbock është në Ukrainë dhe njoftoi rreth planeve për rihapjen e ambasadës gjermane në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ajo thotë gjithashtu se Gjermania do të zvogëlojë importet e naftës ruse në zero, e cila “do të mbetet e tillë përgjithmonë”./UBTNews/