Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock shprehu zhgënjimin e saj mbi efektin e sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
“Aktualisht, sanksionet ekonomike duhet të kenë impakt ekonomik. Por ato nuk kanë. Sepse logjika e demokracisë nuk funksionon në autokraci”, deklaroi ajo në një intervistë.
“Ne e shohim se kjo luftë nuk mund të përfundojë me vendime racionale dhe masa racionale që ju ndërmerrni mes qeverive të civilizuara”, deklaroi Baerbock./UBTNews/