UBT News

Ministrja gjermane: Kina duhet të paguajë për dëmet klimatike

Vendet sikurse Kina duhet të kontribuojnë më shumë në pagesat e kompensimit të dëmeve për vendet e goditura nga fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, tha të premten ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze për transmetuesin Bayerischer Rundfunk.

“Kina ka 28 për qind të emetimeve të gazrave serrë për momentin. Kështu që duhet të kontribuojë edhe në trajtimin e dëmit”, deklaroi ajo në një intervistë.

“Ata gjithmonë fshihen pas faktit se janë një vend në zhvillim. Por de facto ata nuk janë më një vend në zhvillim”, deklaroi ajo tutje.

Të premten, negociatorët e klimës po shqyrtonin një propozim të Bashkimit Evropian, i cili synonte zgjidhjen e një ngërçi mbi financimin e vendeve të goditura si pasojë e fatkeqësive të shkaktuara nga klima./UBTNews/

Exit mobile version