Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht njoftoi zyrtarisht dorëheqjen të hënën.
Lajmi vjen pasi mediat gjermane raportuan të premten se shefja e mbrojtjes synonte të jepte dorëheqje pas një mesazhi që ajo postoi në rrjete sociale në natën e Vitit të Ri e që u kritikua shumë.
Në mesazhin e saj, Lambrecht përmendi luftën në Ukrainë me zhurmën e fishekzjarreve në sfond.
Anëtarët e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) të opozitës e quajtën mesazhin si të shurdhër dhe i kërkuan asaj të japë dorëheqje.
Lambrecht është nga Partia Social Demokrate (SPD) e qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz. Pas polemikave, Scholz kishte thënë se ende ka besim te ajo./UBTNews/